Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Berisha mbyll kapitullin e nenit të statutit “kryetari largohet nëse humbet zgjedhjet”: Ato ishin farsë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp me gazetarët u pyet në lidhje me nenin në statutin e partisë që sipas të cilit, në rast të humbjes së zgjedhjes, kryetari i partisë duhet të largohet. Ai u shpreh se kjo nuk vlen kur zgjedhjet e 11 majit ishin një farsë. A mund të konsiderohet tashmë i mbyllur kapitulli i respektimit të statutit të Partisë Demokratike. Nuk do të ketë më asnjë reagim nga Sali Berisha sa i takon statutit që ju keni miratuar? Berisha: Statuti bën fjalë për zgjedhje, jo për farsë. Mos e keqinterpreto statutin. Nëse...