Berisha mbledh sot në seli drejtuesit politikë për zgjedhjet e 11 majit, ja çfarë porosie do t’u lërë strukturave

Berisha mbledh sot në seli drejtuesit politikë për zgjedhjet e 11 majit, ja çfarë porosie do t’u lërë strukturave

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha mbledh sot në seli në orën 18:30 drejtuesit politikë të PD dhe krerët e degëve. Raportohet se në takimin e sotëm pritet të diskutohet strategjia elektorale e PD për zgjedhjet e 11 majit. Ditët e fundit Berisha ka shpalosur disa nga pjesë të programit, ndërkohë që mësohet që porosia që kryedemokrati do t’u lërë krerëve të degëve dhe drejtuesve politikë, është sqarimi “derë më derë” i programi për qytetarët. Ndërkohë në 11 prill pritet që zyrtarisht Aleanca për Shqipërinë Madhështore të hapë fushatën në sheshin Nënë Tereza.

Burimi: Sot.com.al