Berisha mbledh Kryesinë e PD: Të dhënat sekrete të SHISH iu dhanë armiqve të NATO-s
Sali Berisha TIRANË-Gjatë mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, kryetari Sali Berisha ka komentuar sërish hetimin e SPAK ndaj drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, e cila dyshohet se mund të ketë përcjellë informacione të klasifikuara që kanë ndihmuar biznesmenin Ergys Agasi gjatë kohës kur ai ishte në kërkim. Berisha nga mbledhja e Kryesisë ka deklaruar se ish-drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni e ka pajisur Ergys Agasin me mjetet më të sofistikuara të përgjimit dhe survejimit. Kreu i PD tha gjithashtu se drejtoresha e shkarkuar e SHISH, Vlora Hyseni ka vjedhur sigurinë kombëtare të vendit. Sali Berisha: I dyti i është besuar Vlora Hysenit është një drejtor Jurgen Kola, drejtori më i rëndësishëm, me një lokal në Bërzhitë ku këta bënin takimet. Lokal në të cilin Vlora Hyseni dorëzonte sekretet,...
Burimi:
zeri.ai