Berisha: Le t’i urojmë Papës sukseset më të mëdha në misionin e tij hyjnor

Berisha: Le t’i urojmë Papës sukseset më të mëdha në misionin e tij hyjnor

Sali Berisha uroi sot nga Shkodra, ku po zhvillon takimin përmbyllës të fushatës elektorale për koalicionin PD-ASHM, Papën e sapozgjedhur. ”Me qindra-mijëra shqiptarë nga e mbarë bota po presin emrin e Shenjtërisë së Tij, Papës së sapozgjedhur. Le t’i urojmë ne sukseset më të mëdha në misionin e tij hyjnor, udhëheqjen e miliarda katolikëve në Europë dhe në botë. Le të nderojmë ne miqësinë tradicionale shekullore mijëravjeçare që ka lidhur trojet arbnore me Vatikanin”, nënvizoi Berisha.
Burimi: Kohajone.com