Berisha: Komuniteti ndërkombëtar gjithnjë e më shumë po mëson të vërtetën e padrinos Edi Rama
Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku një pjesë e rëndësishme iu kushtua inteligjencës artificiale dhe ministres virtuale Diella. Berisha ka vënë në pikëpyetje pretendimet e Ramës për përdorimin e inteligjencës artificiale, ndërsa ka kritikuar mënyrën se si, sipas tij, kryeministri prezantoi Shqipërinë në arenën ndërkombëtare. Ai ka pretenduar se komuniteti ndërkombëtar është gjithnjë e më i informuar për zhvillimet politike dhe institucionale në Shqipëri. Pyetje-përgjigje: Shkëlzen Mustafa: Rama e përdori Shqipërinë dhe ministren virtuale Diella si një shembull ndërkombëtar të përdorimit të inteligjencës artificiale. Ne që jetojmë në Shqipëri e dimë mirë që Diella është një dështim dhe një gënjeshtër e madhe, ashtu...
Burimi:
syri.net