Berisha kërkon lajmet për këshilltarët e 2005-ës, Hasani dëgjon rock dhe roll

Berisha kërkon lajmet për këshilltarët e 2005-ës, Hasani dëgjon rock dhe roll

Seanca plenare e kësaj të enjte u përcoll me përplasje dhe tensione në Kuvend. Ndërkohë, në pamjet e filmuara nga operatori i Top Channel, Endri Kurti, vijnë momentet pikante që nuk u panë gjatë seancës. Lideri i PD-së, Sali Berisha, hapi disa lajme të vjetra, ku kërkon 16 këshilltarët e kabinetit të tij qeverisës në vitin 2005. Nga ana tjetër e sallës, ndodhej Igli Hasani, i cili shihte disa video në “YouTube” me muzikë rock & roll, ndërsa në sfond dëgjohej protesta në Kuvend nga deputetët e PD. Deputeti i Fierity, Erjo Mile, shfaqet duke parë në internet foto për sedilje makinash.