Berisha: Kërkesat e kandidatëve do paraqiten pasi të shqyrtohet…

Berisha: Kërkesat e kandidatëve do paraqiten pasi të shqyrtohet…

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve rrëzoi të premten kërkesat për rinumërim të votave për katër kandidatë të Partisë Demokratike. Kryetari i selisë blu, Sali Berisha, duke iu përgjigjur interesit të mediave për këtë çështje, tha se vendimi ka qenë i drejtë, pasi ligji elektoral ia ka hequr të drejtën kandidatëve të paraqesin ankesa të kësaj natyre. “Nuk ekziston ajo e drejtë nga 2019-a e këtej për kandidatin”, tha Berisha. Ai sqaroi se Komisioni i Venecias, ODIHR dhe kodi ynë zgjedhor këtë të drejtë ua njeh vetëm subjekteve politike. “Subjektet politike investohen edhe për kandidatin”, tha Berisha. Ai paralajmëroi se në këtë rast fillimisht do të kërkohet nga partia shpallja e pavlefshme e zgjedhjeve dhe më pas do të vijohet me kërkesat e...