Berisha justifikim të ri për humbjen: Na mundën pensionistët, ua bleu votën Rama

Berisha justifikim të ri për humbjen: Na mundën pensionistët, ua bleu votën Rama

Në një konferencë për shtyp të mbajtur sot, ish-kryeministri Sali Berisha doli me një tjetër arsye për humbjen në zgjedhjet e 11 majit, duke hedhur akuza direkte ndaj kryeministrit Edi Rama për manipulim të votës përmes pagesave ndaj pensionistëve. Sipas Berishës, shpërndarja e 100 eurove për 760 mijë pensionistë pak ditë para zgjedhjeve ishte një akt i qëllimshëm për të ndikuar rezultatin elektoral.  “Farsa elektorale 11 maj 2025 kishte aspektet më çnjerëzore, më cinike. Edi Rama përdori dhuratën 100 euro për pensionistët për të ndikuar votën,” – deklaroi Berisha, duke e cilësuar këtë si një formë blerjeje votash ndaj një shtrese tejet të varfër dhe të pambrojtur. Duke e cilësuar politikën ndaj pensionistëve si “çnjerëzore dhe të korruptuar”, ai shtoi se 100 eurot e dhuruara përpara...