Berisha ironizon sloganin e PS-së, vendos socialistët e arrestuar mes yjeve

Berisha ironizon sloganin e PS-së, vendos socialistët e arrestuar mes yjeve

Kryedemokrati Sali Berisha, përmes një fotomontazhi, ka vendosur socialistët që sot qëndrojnë pas hekurave mes 12 yjeve të BE-së, që Partia Socialiste po e përdor si slogan të kësaj fushate elektorale. Kështu, Berisha ka vendosur fotot e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici; ish-kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe; ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako; kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Po ashtu, ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqajn; ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputetin e PS-së, Alqi Bllako; ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Në mes, Berisha ka vendosur foton e një miu, duke ironizuar në këtë mënyrë kryeministrin Edi Rama.
Burimi: Javanews.al