“Berisha i konsumuar, një makinë me 600 mijë kilometra”,Ngjela ironizon opozitën:Saliu është parti e ekstremit të majtë

“Berisha i konsumuar, një makinë me 600 mijë kilometra”,Ngjela ironizon opozitën:Saliu është parti e ekstremit të majtë

Avokati Spartak Ngjela ka thënë se Rama e ka të sigurt fitoren e PS-së që nga forma dhe gjuha që përdor. I ftuar në  një emision televiziv, Ngjela tha se Rama tallet me opozitën sespe i ka të sigurta sondazhet. Nga ana tjetër avokati tha se Lacivita sipas tij është një figurë në rënie në SHBA dhe sipas tij nuk po sheh ndonjë risi. ‘Po të ishte mënçur, duhet të nxirrte një kryetar tjetër partie, se vetëm kështu mund të hapej parti. Gjëja më e rëndë e politikanëve është deliri, nuk e di se si është Saliu. Po kjo është sëmundja e atyre që nuk kanë qartësi mendore. Ky ka mbi 10 vjet në pushtet. Pyetja që bëhet profesionalisht është: ‘Sa është konsumuar në 10 vjet?’....