Berisha i kërkon leje SPAK të mos paraqitet të hënën: Kam punë në Strasburg

Berisha i kërkon leje SPAK të mos paraqitet të hënën: Kam punë në Strasburg

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar leje nga SPAK që të mos paraqitet të hënën, 7 prill, në Prokurorinë e Posaçme. Mësohet se Berisha ka kërkuar leje pasi do të udhëtojë drejt Strasburgut. Aty ai do marrë pjesë në një takim, bashkë me Fredi Belerin. Edhe në shkurt Berisha i kërkoi leje SPAK që të mos paraqitej në Prokurori, kërkesë e pranuar nga institucioni. Berisha udhëtoi në Gjermani më 3 shkurt. Sali Berisha akuzohet për “korrupsion pasiv” në privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani. Sipas organit të posaçëm të akuzës ai ka nxjerrë akte ligjore dhe nënligjore në favor...
Burimi: Javanews.al