Berisha i ashpër ndaj qeverisë: Çdo ditë del një faqe e zezë

Berisha i ashpër ndaj qeverisë: Çdo ditë del një faqe e zezë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar gjatë turit “Foltorja e Ripërtëritjes” në Vlorë se opozita ka përpara një rol të rëndësishëm politik përballë qeverisë. Në fjalën e tij, Berisha u ndal edhe te zhvillimet e fundit që lidhen me hetimet e SPAK dhe kontrollet e kryera nga BKH. Duke iu referuar masës së sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, si dhe pezullimit të saj nga detyra, Berisha e akuzoi atë për lidhje me krimin e organizuar. Sipas tij, Hyseni u ka vënë në dispozicion eksponentëve kriminalë mjete shtetërore të survejimit. Berisha foli gjithashtu për kontrollin e banesës së ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, të kryer gjatë ditës nga BKH me urdhër të GJKKO-së. Në fjalën...