BERISHA HEDH “BOMBËN”: Grupi mafioz i AKSHI-t, më i rrezikshmi në Europë
Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbledhur mbrëmjen e sotme Kryesinë dhe sekretariatet e partisë. Në fjalën e tij, Berisha u ndal te hetimet ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, si dhe te akuzat e tij ndaj AKSHI-t dhe qeverisë. Duke iu referuar procedimit ndaj Hysenit, Berisha deklaroi se ish-drejtoresha e SHISH ka cenuar, sipas tij, sigurinë kombëtare. Ai e lidhi çështjen edhe me pretendimet për kontakte me biznesmenin Ergys Agasi, i cili është përmendur në një tjetër dosje të hetuar nga SPAK. Berisha përdori gjuhë të ashpër edhe ndaj AKSHI-t, duke e cilësuar si “grup mafioz” dhe duke pretenduar se, me urdhër të kryeministrit Edi Rama, të dhëna dhe sistemet e komunikimit në internet janë vendosur nën kontroll...
Burimi:
ntv.al