Burimi:
Syri.net

Berisha: Elbasani po shkretohet, kurse Rama ndërtoi saraje me themele 2 herë më të gjata se vila e Enver Hoxhës
👁9709
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka prezantuar ditën e sotme listën fituese të kandidatëve për qarkun e Elbasanit. Në fjalën e tij përshëndetëse, Berisha u shpreh se, në 12 vite të qeverisjes së Edi Ramës, Elbasani është shkretuar dhe po shkretohet. Ndërkaq, ai nuk la pa përmendur edhe faktin se, ndërsa Shqipëria po shkretohej, Edi Rama ndërtonte sarajet e tij dy herë më të mëdha se vila e Enver Hoxhës në bllok. Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha: Të dashur qytetare dhe qytetarë të Elbasanit, të nderuar demokrate e demokratë, të nderuar kandidatë, përfaqësues të ardhshëm...