Berisha: Duam zgjedhje të parakohshme! Të krijohet qeveri teknike

Berisha: Duam zgjedhje të parakohshme! Të krijohet qeveri teknike

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka folur në një deklaratë për mediat. Berisha ka thënë se Partia Demokratike nuk i njeh zgjedhjet e 11 majit dhe kërkon qeveri teknike për sipërsëritjen e zgjedhjeve. “Kërkojmë zgjedhje të parakohshme dhe vetëm të parakohshme. Kërkojmë qeveri teknike me agjendë të përcaktuar, problemet që lidhen me procesin e integrimit dhe zgjedhje të lira e të ndershme. Kjo është kërkesa jonë, për të cilën do të luftojmë me të gjithë mbështetësit tanë dhe me miqtë tanë në Europë dhe botë”, tha Berisha.
Burimi: Kohajone.com