Berisha: Do të bëjmë gjithçka që të mobilizojmë shqiptarët kundër këtij narkodiktatori!

Berisha: Do të bëjmë gjithçka që të mobilizojmë shqiptarët kundër këtij narkodiktatori!

‘Do bëjmë gjithçka që të mobilizojmë shqiptarët kundër këtij narkodiktatori#, kështu deklaroi kreu i opozitës Sali Berisha gjatë një konference shtypi. ‘Do të vazhdojmë betejën tonë me të gjithë forcën dhe mundësinë që kemi’, tha ai. Marshi Korreshi, SYRI TV: Z. Berisha, ndërkohë një tjetër reformë po kaq e rëndësishme, Reforma Zgjedhore mund të ketë fatin e Reformës Territoriale, për aq kohë sa Partia Socialiste ka fuqinë e kartonit si përgjigje. Çfarë do të bëjë opozita dhe Partia Demokratike për ta parandaluar këtë? Sali Berisha: Partia Demokratike ka përgatitur projektin e vet. Do t’ia paraqesë publikut. Por 35 mandatet e krimit i komandon Padrinoja dhe jo Partia Demokratike. Ne do bëjmë gjithçka siç kemi bërë, kemi arritur të dokumentojmë para shqiptarëve dhe faktorit ndërkombëtar se...