Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Berisha dënon thirrjet antishqiptare në Kumanovë: Shfaqje e nacionalizmit primitiv dhe racizmit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku dënon thirrjet antishqiptare të bëra gjatë një ngjarjeje sportive në qytetin e Kumanovës, në Maqedoninë e Veriut. Ai i cilësoi këto thirrje si shfaqje të një nacionalizmi primitiv dhe si akt racist kundër shqiptarëve, duke e konsideruar këtë sjellje si një kërcënim për marrëdhëniet ndëretnike dhe stabilitetin në rajon. “Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, një akt nacionalizmi primitiv.Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe thirrjet barbare primitive antishqiptare në Kumanovë si dëshmi e racizmit dhe nacionalizmit primitiv kundër etnisë shqiptare në shekuj e mijëvjeçarë në trojet e veta, por edhe kundër vetë rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut.”, shkruan Berisha, duke shtuar se vlerëson dhe mbështet qëndrimin e forcave politike...