Berisha: Celibashi po bëhet bashkëfajtor me DHL-në duke mos na dorëzuar dokumentet. Votat janë mbushur në zyrat e PS-së

Berisha: Celibashi po bëhet bashkëfajtor me DHL-në duke mos na dorëzuar dokumentet. Votat janë mbushur në zyrat e PS-së

Lideri i opozitës, Sali Berisha, vijon të denoncojë manipulimin e votës së diasporës, duke ngritur akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama, Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi dhe kompanisë ndërkombëtare postare DHL. Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se votat e emigrantëve nuk janë dorëzuar nga qytetarët, por janë “mbushur në zyrat e Partisë Socialiste”. Sipas tij, Celibashi po bëhet bashkëfajtor me DHL-në, duke refuzuar të dorëzojë dokumentet zyrtare që vërtetojnë dorëzimin e zarfeve me firmë nga qytetarët. Berisha theksoi se fakti që mungojnë firmat provon që procesi është manipuluar dhe votat janë fabrikuar. Ai akuzoi edhe kryeministrin Rama për dhënie urdhrash në kundërshtim me kontratën zyrtare dhe kërkoi që Komisioneri të zbardhë menjëherë dokumentacionin. “Ne kemi përsëritur kërkesën për transparencë dhe...