Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Berisha, akuza Dumanit për zgjedhjet, kreu i PD: SPAK i shërben Ramës, në vjeshtë nis aksioni opozitar
Mercenar i Edi Ramës dhe përgjegjës kryesor i farsës elektorale e cilësoi kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, drejtuesin e SPAK, Altin Dumanin. “Me dosjen 185 shtroi drejtësinë e kapur… Ai mbron rrogën prej mercenari. Shqiptarët duhet ta dinë se asnjë prokuror në rajon, edhe në vendet ku rrogat janë shumë herë më të larta se në Shqipëri, nuk merr rrogën e Altin Troplinit.” Në një konferencë për shtyp me fokus pensionet, Berisha akuzoi qeverinë se në vendin tonë pensionistët janë më pak të paguarit se në çdo shtet tjetër. “U ndala te ky grafik për dy arsye. Për të dënuar politikën çnjerëzore që ndiqet ndaj pensionistëve, një politikë e cila bazohet kryekëput për shkak të vjedhjes dhe korrupsionit qeveritar. Mos harroni se këta 760...