Bëri dhurimin e pronave të 82-vjeçares me demencë, noterja përzë qytetaren me dhunë

Bëri dhurimin e pronave të 82-vjeçares me demencë, noterja përzë qytetaren me dhunë

Leni Shuteriqi është një 82-vjeçare që  vuan nga demenca progresive. Gjendja  e saj është shfrytëzuar për të kaluar 7 pronat që zotëron në  emrin e  njërës   prej vajzave,  Marinelës duke lënë jashtë trashëgimisë tjetrën,  Denisën. Kjo e fundit ka denoncuar rastin duke kërkuar që të zbardhet situata. Për situatën e së moshuarës Leni Shuteriqi, emisioni “Stop” në Tv Klan pyet neurologun Enver Halili se ku është bazuar që e ka cilësuar 82-vjeçaren të aftë mendërisht për të marrë vendime, në një kohë që testi specifik e ka nxjerr nën kufirin e normalitetit. Mjeku thotë se për këtë do të mbajë përgjegjësi në gjykatë. Psikiatrja Ina Prifti pohon se ka dalë me vendimin se e moshuara është e aftë të marrë vendime pasi atë ditë i...