Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Berati përfshihet nga flakët/ Dy vatra zjarri shkrumbojnë pyje me pisha, njëra nën kontroll
Zjarret kanë përfshirë prej disa ditësh disa zona të vendit, ndërsa së fundmi dy vatra të reja janë shënuar në qarkun e Beratit. Bëhet me dije se një nga zjarret është regjistruar në fshatin Mbrakull në Poliçan, ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe me pisha. Përhapja e zjarrit është favorizuar nga era e fortë që fryn dhe temperaturat e larta, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve është bërë e vështirë për shkak të terrenit të vështirë malor. Vatra tjetër e zjarrit është regjistruar në fshatin Virjon, ku flakët dyshohen se kanë nisur për shkak të një defekti në linjën elektrike....