Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Berat/ Përfshihet nga flakët një banesë. Pëson djegie të lehtë zonja e shtëpisë
Është përfshirë nga flakët një banesë në Qafën e Kalasë në Berat. Grupet e shërbimeve zjarrfikëse edhe policia shkuan në vendngjarje pas njoftimit të marrë. Sipas zjarrfikësve shkak për këtë situatë është bërë rrjedhja e gazit në sobën me gaz. Si pasojë e zjarrit është djegur kuzhina e banesës, ndërkohë që zonja e shtëpisë ka pësuar djegie të lehtë në këmbë dhe po mjekohet në Spitalin e Beratit.