“Bëra një gabim dhe më vjen keq!”- Hetimet ndaj Granit Xhakës, reagon kapiteni shqiptar i Zvicrës: S’kisha besim te vaksinat kundër COVID!
Granit Xhaka ka reaguar publikisht pas raportimeve se është nën hetim në Zvicër për një certifikatë të dyshuar të rreme të vaksinimit kundër COVID-19, të siguruar gjatë periudhës së pandemisë. Mesfushori i Sunderlandit dhe kapiteni i Zvicrës pranoi se kishte marrë një certifikatë vaksinimi në një kohë kur kishte dyshime dhe shqetësime të forta rreth vaksinës. Përmes një deklarate të publikuar në rrjetet sociale, Xhaka tha se sot e konsideron atë vendim të gabuar. “Dëshiroj ta trajtoj personalisht këtë çështje. Në atë kohë, në lidhje me vaksinimin kundër COVID-19, isha shumë i pasigurt dhe kisha shqetësime serioze. Kisha një mosbesim të thellë ndaj vaksinës dhe isha i prekur nga frika dhe pasiguria”, u shpreh Xhaka. Ai pranoi se, në vend që të kërkonte përgjigje për...
Burimi:
javanews.al