Bep Jubani, një jetë mes gjurmëve të historisë

Bep Jubani, një jetë mes gjurmëve të historisë

Më 2 nëntor 1935 lindi në Shkodër arkeologu Bep Jubani, përfaqësues i rëndësishëm i brezit të dytë të arkeologjisë prehistorike shqiptare. Pas studimeve për arkeologji në Shën Petersburg, Bep Jubani ia kushtoi jetën kërkimit shkencor dhe studimit të trashëgimisë së lashtë shqiptare. Gjatë veprimtarisë së tij zhvilloi gërmime në disa zona të vendit, ndër të cilat Gajtani, Kamniku, Bujani, Rosuja dhe Çinamaku. Një pjesë e rëndësishme e punës së tij iu kushtua studimit të vendbanimeve prehistorike dhe nekropoleve tumulare të Shqipërisë së Veriut, duke kontribuar në njohjen e kulturës materiale dhe shpirtërore të popullsive të lashta dhe lidhjeve të tyre me hapësirën ballkanike. Në vitin 1990 mbrojti doktoraturën me temën “Kultura tumulare e dardanëve alpinë”, ndërsa në vitin 2022 u botua monografia e tij “Tumat...