Beogradi dhe Zagrebi nxisin urrejtje reciproke

Beogradi dhe Zagrebi nxisin urrejtje reciproke

Natyra konkurruese e garës së armatimeve midis Serbisë dhe Kroacisë: a janë paradat ushtarake të Zagrebit dhe Beogradit thjesht propagandë? Kroacia  organizoi paradën e saj ushtarake me rastin e 30-vjetorit të operacionit ‘Stuhia’ (Oluja) të enjten, më 31 korrik. Ndërsa Beogradi, nga ana tjetër, po përgatit paradën e tij për datën 20 shtator. Përgjigja ndaj një parade me paradë është vetëm një vazhdim i garës shumëvjeçare të armatimit që po zhvillohet midis Serbisë dhe Kroacisë. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq e lidh pothuajse çdo blerje armësh me Kroacinë dhe armët e saj. Ai shpesh e ka shpallur Serbinë si ‘fuqinë më...