“Benz-i” shkrumbohet plotësisht nga flakët në aksin Vlorë- Fier, policia nis hetimet

“Benz-i” shkrumbohet plotësisht nga flakët në aksin Vlorë- Fier, policia nis hetimet

Një ngjarje e rrezikshme ka ndodhur mesditën e sotme në afërsi të fshatit Panaja, përgjatë aksit rrugor që lidh Vlorën me Fierin, ku një automjet tip Mercedes-Benz C-Class është përfshirë papritur nga flakët. Zjarri shpërtheu në rrethana ende të paqarta, teksa makina ishte në lëvizje, por drejtuesi i mjetit reagoi me shpejtësi dhe arriti të dalë në kohë, duke shmangur një tragjedi të mundshme. Fatmirësisht, nuk ka raportime për persona të lënduar. Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë arritur të neutralizojnë flakët, megjithatë automjeti është djegur thuajse tërësisht. Policia ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e zjarrit, ndërsa dyshimet e para lidhen me një defekt teknik në automjet.