Burimi:
Vizionplus.tv

“Bëni kujdes nga ky mesazh në whatsapp”, AKSK paralajmëron qytetarët
👁10656
Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike (AKSK) bën apel që të gjithë përdoruesit e whatsapp të bëjnë kujdes nga një mesazh që mund të mbërrijnë në telefonat e tyre. Sipas ASKS një sonadzh ku kërkohet të votohet synon të vjedhe të dhënat personale. Kujt i mbërrin një mesazh i tillë duhet ta raportojë menjëherë dhe të mos vijojë klikimin. Njoftimi i AKSK: Një mesazh që kërkon të votohet në një sondazh po shpërndahet në rrjetin whatsapp. Bëni kujdes, ky mesazh është mashtrues.