Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Benet Beci: Vijon puna për trotuaret në lagjen “Kiras”, investimet do shtrihen në gjithë qytetin
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka njoftuar vijimin e punimeve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në qytet, duke theksuar se aktualisht puna po zhvillohet në lagjen “Kiras”. Sipas tij, është përfunduar një pjesë e rrugëve kryesore, ndërsa ndërhyrjet do të shtrihen edhe në zona të tjera të qytetit. “Vijojmë me investimet për të krijuar një Shkodër më të aksesueshme dhe më të sigurt për qytetarët,” është shprehur Beci në një reagim në rrjetet sociale. Ai theksoi se përmirësimi i trotuareve është një hap konkret drejt rritjes së cilësisë së jetës në qytet.