Benet Beci shpreh ngushëllimet për humbjen e dy të rinjve në aksidentin tragjik

Benet Beci shpreh ngushëllimet për humbjen e dy të rinjve në aksidentin tragjik

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka shprehur ngushëllimet e tij më të sinqerta për familjet e dy të rinjve, Fabian Shpati dhe Emanuel Shpati, të cilët humbën jetën tragjikisht në një aksident të ndodhur së fundmi.​ Në një postim të tij në rrjetet sociale, Beci theksoi se “nuk ka fjalë që mund ta ngushëllojnë familjen Shpati,” duke shtuar se “dhembja është e thellë për të gjithë.” Ai nënvizoi se ëndrra e Fabianit u ndërpre në mes nga aksidenti tragjik, por kujtimi i tij do të mbetet një frymëzim për bashkëmoshatarët dhe për komunitetin sportiv. Postimi i plotë:
Burimi: Kohajone.com