Benet Beci: Natë magjike në Shkodër. Faleminderit Bujar Qamili!

Benet Beci: Natë magjike në Shkodër. Faleminderit Bujar Qamili!

Pas disa ditësh tensioni institucional mes Bashkisë së Shkodrës dhe Klubit Vllaznia lidhur me organizimin e një koncerti recital të këngëtarit të mirënjohur Bujar Qamili në stadiumin “Loro Boriçi”, kryetari i bashkisë Benet Beci ka ndarë një moment të veçantë në rrjetet sociale, duke shkruar: “Natë magjike në Shkodër 😍 Faleminderit Bujar Qamili”. Ky reagim vjen menjëherë pas vendimit për ta zhvendosur koncertin nga stadiumi në sheshin para bashkisë, në përpjekje për të shmangur përplasjen me drejtuesit e klubit dhe për të ruajtur harmoninë qytetare.
Burimi: Kohajone.com