Benet Beci: Hapësira e shëtitores në Velipojë, vetëm për vizitorët, tregtarët me zonë të dedikuar

Benet Beci: Hapësira e shëtitores në Velipojë, vetëm për vizitorët, tregtarët me zonë të dedikuar

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka bërë të ditur se është përcaktuar pozicioni i tregtarëve ambulantë në Velipojë për sezonin turistik veror. Sipas tij, hapësira në qendër të shëtitores do të mbetet e lirë, në funksion të vizitorëve dhe pushuesve që frekuentojnë zonën bregdetare, duke e bërë atë më të aksesueshme dhe të këndshme për këmbësorët. Ndërkohë, për tregtarët ambulantë është parashikuar një zonë e dedikuar, ku ata mund të zhvillojnë aktivitetin e tyre ekonomik pa penguar lëvizjen dhe përvojën turistike. “Synimi ynë është të balancojmë nevojën për zhvillim ekonomik me krijimin e një ambienti të pastër, të...
Burimi: Kohajone.com