Burimi:
Argjiroja.net

Beleri: Rama prishi marrëveshjen Bushati-Kotzias, ‘babai i tij politik’ është Erdogani!
👁11914
Eurodeputeti Fredi Beleri ka dhënë një intervistë për Breaking në TopNews me gazetarin Xhoi Malësia, ku ka folur për drejtësinë shqiptare, marrëdhëniet me Greqinë, gjyqin në Strasburg dhe miqësinë e Ramës me presidentin turk, Erdogan. Beleri tregoi se si Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vuri sërish në diskutim vendimin e gjykatave shqiptare për dënimin e tij, i cili kaloi nëntë muaj e njëzet e dy ditë në paraburgim, dhe u lirua me kusht në 2 shtator të vitit 2024. Fredi Beleri akuzohej për veprën penale korrupsion aktiv në zgjedhje. “Strasburgu pranoi parimisht se arresmimi im kishte parregullsi. Drejtësia...