Bëhet gati hapja e lojërave të fatit online, Qeveria pret që të arkëtojë 2 miliardë lekë!

Bëhet gati hapja e lojërave të fatit online, Qeveria pret që të arkëtojë 2 miliardë lekë!

Të ardhurat në buxhetin e shtetit të vitit të ardhshëm kalojnë shumën e 907 miliardë lekëve. Shtesës nga tatimet, doganat etj., pritet t’i shtohen dhe të ardhurat nga bastet sportive. Qeveria pritet të arkëtojë rreth 2 miliardë lekë nga licencimi i kompanive. Megjithatë, në relacionin që shoqëron projektligjin shtohet se shuma mund të mos realizohet nëse nuk nis veprimtaria. Me ndryshimet e miratuara ligjore, për të luajtur baste sportive “online”, qytetarët do të duhet të regjistrohen me anë të kartës së tyre të idenitetit në faqet web ose aplikacionet e licencuara për ushtrimin e kësaj veprimtarie. Gjithashtu, do të krijohet një regjistër elektronik që do të ndalojë të luajnë ata që kanë varësi apo probleme të tjera me lojërat e fatit. Ligji për këtë aktivitet...