Behajdin Allaqi: Çfarë dihet për zhdukjen e tij dhe çfarë konstatoi Gjykata Speciale

Behajdin Allaqi: Çfarë dihet për zhdukjen e tij dhe çfarë konstatoi Gjykata Speciale

Behajdin Allaqi, profesor nga Prizreni dhe veprimtar politik, u zhduk në qershor të vitit 1998. Rrethanat e zhdukjes së tij mbetën të pasqaruara për vite me radhë. Më 16 shtator 2026, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, në aktgjykimin e shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, konstatuan se Allaqi ishte vrarë pasi Thaçi dhe Veseli e kishin marrë të prangosur nga shtabi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Drenoc të Rahovecit. Mbrojtja e Thaçit, ish-president i Kosovës, e ka kundërshtuar mënyrën se si gjykata e ka trajtuar rastin, duke thënë se teksa përfundimet për vrasjen e Allaqit u bënë publike, provat mbetën konfidenciale. Kush ishte Behajdin Allaqi? Behajdin Allaqi u lind më 7 prill të vitit...