Begaj viziton shefin e Komisariatit që u lëndua nga zjarri: Shembulli i tij, frymëzim për ne

Begaj viziton shefin e Komisariatit që u lëndua nga zjarri: Shembulli i tij, frymëzim për ne

Presidenti Bajram Begaj, vizitoi mbrëmjen e sotme në urgjencën e QSUT-së shefin e Komisariatit të Delvinës, komisar Agim Troci, i cili pësoi djegie në bark, krah dhe këmbë gjatë përpjekjeve për të ndihmuar në shuarjen e një zjarri në Delvinë. Presidenti vlerësoi aktin e guximshëm dhe përkushtimin e komisar Trocit. “Vlerësoj maksimalisht angazhimin e forcave zjarrfikëse, emergjencave civile, forcave të armatosura dhe pushtetit vendor në përballimin e kësaj situate të vështirë me temperatura shumë të larta. Ftoj qytetarët të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi – parandalimi fillon nga secili prej nesh. Bashkëpunimi dhe kontributi me këto struktura është thelbësor për sigurinë...