Begaj uron Presidentin e zgjedhur të Rumanisë, Nicusor Dan: Të thellojmë bashkëpunimin mes dy vendeve

Begaj uron Presidentin e zgjedhur të Rumanisë, Nicusor Dan: Të thellojmë bashkëpunimin mes dy vendeve

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar Presidentin e sapozgjedhur të Rumanisë, Nicușor Dan, pas fitores në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, të mbajtura më 18 maj 2025. Nicușor Dan, ish Kryetar i Bashkisë së Bukureshtit, siguroi një fitore ndaj kandidatit rival George Simion. Në mesazhin e tij të urimit, Presidenti Begaj theksoi marrëdhëniet shumë të mira dhe miqësore mes Shqipërisë dhe Rumanisë, duke shprehur gatishmërinë për të thelluar më tej bashkëpunimin mes dy vendeve. “Urime NicusorDanRO për zgjedhjen tuaj si President i Rumanisë. Shqipëria dhe Rumania gëzojnë marrëdhënie shumë të mira dhe miqësore. Pres me kënaqësi të punojmë...
Burimi: Sot.com.al