Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Begaj uron Presidentin e zgjedhur të Rumanisë, Nicusor Dan: Pres me kënaqësi të punojmë së bashku
👁13911
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar Presidentin e sapozgjedhur të Rumanisë, Nicușor Dan, për fitoren në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura më 18 maj 2025. Dan, ish-kryetar i Bashkisë së Bukureshtit, doli fitues përballë kandidatit rival George Simion. Në mesazhin e tij, Presidenti Begaj vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësore midis Shqipërisë dhe Rumanisë, duke shprehur gjithashtu angazhimin për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh. “Urime NicusorDanRO për zgjedhjen tuaj si President i Rumanisë. Shqipëria dhe Rumania gëzojnë marrëdhënie shumë të mira dhe miqësore. Pres me kënaqësi të punojmë së bashku për forcimin e mëtejshëm të...