Begaj takohet me Zëvendëssekretarin e Shtetit të SHBA: Ftojmë investitorët amerikanë, Shqipëria ofron mundësi

Begaj takohet me Zëvendëssekretarin e Shtetit të SHBA: Ftojmë investitorët amerikanë, Shqipëria ofron mundësi

Presidenti i Republikës Bajram Begaj takohet në Dayton, Ohio, me Zëvendëssekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Landau. Presidenti Begaj i shprehu mirënjohjen Zëvendëssekretarit të Shtetit për miqësinë historike dhe partneritetin strategjik që SHBA ka me Shqipërinë. Presidenti Begaj nënvizoi faktin se Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë qenë mbështetës të palëkundur dhe kanë luajtur rol vendimtar në momente historike të kombit shqiptar. Presidenti Begaj çmoi partneritetin Shqipëri-SHBA dhe ndihmën e dhënë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, veçanërisht në kryerjen e reformës në drejtësi dhe sundimit të ligjit, në zhvillimin e demokracisë dhe forcimin e institucioneve,...
Burimi: Top-Channel.tv