Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Begaj takohet me Zëvendëssekretarin amerikan: SHBA, partner strategjik dhe mbështetës i palëkundur i Shqipërisë
👁3930
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot në një takim zyrtar Zëvendëssekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Christopher Landau. Gjatë bisedës, Presidenti Begaj shprehu mirënjohjen për miqësinë historike dhe partneritetin strategjik që SHBA ka ndërtuar me Shqipërinë ndër vite. Kreu i Shtetit vlerësoi rolin vendimtar të SHBA-së në momentet kyçe të historisë së kombit shqiptar, si dhe mbështetjen e pakursyer në reformat kryesore që kanë përforcuar demokracinë dhe shtetin ligjor në vend. Në mënyrë të veçantë, Presidenti Begaj çmoi ndihmën amerikane në reformën në drejtësi, forcimin e institucioneve, zhvillimin e demokracisë dhe në fushën...