Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Begaj takim me anëtarë të komunitetit arbëresh në Kalabri: Jeni urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Italisë
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë në rajonin e Kalabrisë, ku u takua me komunitetin arbëresh në disa prej komunave historike si Andali, Marceduza, Cervicati, Mongrassano, Plataci, Santa Caterina Albanese, Frascineto, San Demetrio Corone, San Benedetto Ullano, San Cosmo Albanese, Castroregio dhe Cerzeto. Gjatë takimeve, Presidenti Begaj vlerësoi rolin e arbëreshëve si një urë e fortë lidhëse mes Shqipërisë dhe Italisë, duke i cilësuar si bartës të një trashëgimie kulturore dhe historike që bashkon dy popuj me rrënjë dhe vlera të përbashkëta. “Këtu gjithçka flet për një lidhje të përjetshme mes dy kombeve, një histori dashurie,...