Begaj “shkund” Kuvendin në nisje të sesionit: Dëgjoni zërin e qytetarëve

Begaj “shkund” Kuvendin në nisje të sesionit: Dëgjoni zërin e qytetarëve

Presidenti Bajram Begaj i dërgoi një mesazh Kuvendit në nisje të sesionit të ri parlamentar, duke u ndalur te protestat qytetare. Kreu i shtetit tha se pjesëmarrja e qytetarëve në jetën publike është tregues i zhvillimit të demokracisë, ndërsa u kërkoi deputetëve një Kuvend përfaqësues, funksional dhe llogaridhënës. Mesazhi i plotë i Begajt Të nderuar deputetë, Të nderuar qytetarë, Në nisje të këtij sesioni të ri parlamentar, ju uroj punë të mbarë dhe suksese në përmbushjen e përgjegjësive ndaj vendit dhe qytetarëve! Hapja e një sesioni të ri parlamentar është një moment për të reflektuar mbi rezultatet, për të identifikuar sfidat prioritare dhe për të programuar në mënyrë më efektive e institucionale punën e ardhshme. Shqipëria është sot një vend me ambicie të mëdha dhe...