Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Begaj pret në takim Presidentin e KiE-së: Shqipëria do të vijojë të luajë rolin si urë lidhëse midis Ballkanit Perëndimor dhe pjesës tjetër të Evropës
👁9244
Presidenti i Republikës takoi këtë pasdite Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, që mbërriti në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e Komitetit Politik Evropian në Shqipëri. Kreu i Shtetit u shpreh se Shqipëria është thellësisht mirënjohëse ndaj Këshillit Evropian për mbështetjen në vijueshmëri të politikave të zgjerimit të BE-së. Rrugëtimi i Shqipërisë drejt BE-së vjen natyrshëm nga zgjedhja jonë historike, thuhet në njoftimin për shtyp të Presidencës. Për më shumë se tri dekada, populli shqiptar mbështet në mënyrë të palëkundur anëtarësimin e Shqipërisë në BE, duke e parë këtë si konsolidim të demokracisë, zhvillim ekonomik të mëtejshëm dhe...