Begaj për Rezolutën e PE: Sinjal i qartë mbështetjeje për reformat dhe rrugën europiane të Shqipërisë

Begaj për Rezolutën e PE: Sinjal i qartë mbështetjeje për reformat dhe rrugën europiane të Shqipërisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndeti vendimin e Parlamentit Evropian pas miratimit të rezolutës mbi ecurinë e progresit të Shqipërisë për vitet 2023 – 2024. Në një postim në profilin e tij zyrtar në platformën X dhe në Facebook, Presidenti Begaj e vlerëson këtë rezolutë. Ai shprehet se rezolutën e sheh si mbështetje ndaj procesit të reformave që Shqipëria ka ndërmarrë për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian. “Konfirmimi dhe mbështetja e Parlamentit Evropian i jep Shqipërisë me rezolutën e fundit energji për procesin e reformave drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Mirënjohja duhet të shprehet me punë dhe bashkëpunim parlamentar...
Burimi: Kohajone.com