Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Begaj në SHBA: Pa udhëheqjen amerikane nuk do të kishim një Kosovë të pavarur
👁11739
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, po merr pjesë në Sesionin Pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që këtë vit po mbahet në Dayton të Shteteve të Bashkuara në 30-vjetorin e marrëveshjes që i dha fund konfliktit në Bosnjë dhe Hercegovinë. Gjatë fjalës në forumin me temë “Renewing focus on peace and prosperity in the Balkans”, Presidenti Begaj rikonfirmoi mbështetjen e Shqipërisë ndaj Marrëveshjes së Dayton-it dhe integrimin Euroatlantik të Bosnjë dhe Hercegovinës. Duke nxjerrë në pah përpjekjet ndërkombëtare për shuarjen e konflikteve në rajoni tonë, Presidenti i Republikës theksoi se “Marrëveshja e Paqes e Dayton-it i dha fund një lufte...