Bedri Dedja, akademiku dhe shkrimtari për fëmijë që frymëzoi brezat
Akademia e Shkencave e Shqipërisë kujtoi, në ditën e tij të lindjes, shkrimtarin dhe akademikun Bedri Dedja. Bedri Dedja ishte shkrimtar, pedagog, studiues, akademik dhe një nga personalitetet më të rëndësishme të kulturës shqiptare në gjysmën e dytë të shekullit XX. Dedja lindi më 20 nëntor të vitit 1930 në qytetin e Korçës. Shkollën fillore e ndoqi në Shkodër, ndërsa të mesmen e kreu në gjimnazin “16 shtatori” të Durrësit. Në vitin 1949 u dërgua me bursë shteti për studime të larta në Moskë, ku më 1953 mori diplomën e arsimit të lartë në dy degë paralele: psikologji-pedagogji dhe letërsi për fëmijë. Ka qenë pedagog dhe dekan i Fakultetit të Historisë e të Filologjisë në Institutin e Lartë Pedagogjik (1954–1957), drejtor i Institutit të Lartë...
Burimi:
kultplus.com