Rihapet pas gati 20 vitesh Muzeu i Vjetër i Akropolit në Athinë
23 November, 2026 - 23:04 Muzeu i Vjetër i Akropolit në Greqi, që daton nga fundi i shekullit XIX, u rihap për publikun të hënën, pasi kishte qëndruar i mbyllur për pothuajse 20 vjet. Në ceremoninë e rihapjes mori pjesë kryeministri Kyriakos Mitsotakis. Ndërtesa, e përfunduar në vitin 1874 dhe e vendosur vetëm pak metra larg tempullit të Partenonit, në kodrën e Akropolit në Athinë, ekspozon fragmente arkitekturore antike, oferta kushtimore, mbishkrime dhe më shumë se 800 artefakte arkeologjike nga Athina e lashtë. “Ne e kemi riintegruar muzeun në strukturën e gjallë të sitit arkeologjik dhe të qytetit në tërësi”, tha Mitsotakis gjatë ceremonisë së hapjes. Muzeu ishte ndërtesa e parë në shtetin modern grek që u ndërtua posaçërisht për të shërbyer si muze. Ai...
Burimi:
kultplus.com