Owen Cooper, protagonist në videoklipin e ri të këngës së Beatles ‘In My Life’
Aktori i vlerësuar me çmime, Owen Cooper, vetëm 16 vjeç, është protagonist në videoklipin e ri të këngës ikonike të grupit “The Beatles”, “In My Life”. Videoklipi shoqëron një version të ri të këngës, e cila është pjesë e albumit “Rubber Soul”, të publikuar në vitin 1965. Projekti i ri i kushtohet qytetit të Liverpool-it, vendlindjes së grupit legjendar britanik, raporton BBC. Aktori, i lindur në Warrington, shfaqet në videoklip mes disa prej vendeve më emblematike të Liverpool-it, si ndërtesa historike Royal Liver Building, Katedralja e Liverpool-it, Albert Dock dhe qendra e dikurshme e jetimëve Strawberry Field. Owen Cooper u bë i njohur ndërkombëtarisht falë rolit të tij në serialin dramatik të Netflix, “Adolescence”, interpretim për të cilin u vlerësua edhe me çmimin Emmy. Videoklipi...
Burimi:
kultplus.com