Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
BE zbulon datën për konferencën e 5-të të anëtarësimit me Shqipërinë, ja kur do të mbahet
👁10211
Takimi i pestë i Konferencës së Anëtarësimit me Shqipërinë do të mbahet më 22 maj 2025 në Bruksel. Ky lajm është bërë i ditur në faqen zyrtare të Këshillit të Bashkimit Europian. Takimi do të shërbejë për të hapur negociata me Shqipërinë mbi Grupin 3 ‘Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse’, duke përfshirë Kapitullin 10 (transformimi dixhital dhe media), kapitullin 16 (taksimi), kapitullin 17 (politika ekonomike dhe monetare), kapitullin 19 (politika sociale dhe punësimi), kapitullin 20 (politika e ndërmarrjeve dhe industriale), kapitullin 25 (shkenca dhe kërkimi), kapitullin 26 (arsimi dhe kultura) dhe kapitullin 29 (bashkimi doganor).