BE vlerëson reformat e integrimit, eurodeputeti Waitz: Shqipëria në rrugën e duhur!

BE vlerëson reformat e integrimit, eurodeputeti Waitz: Shqipëria në rrugën e duhur!

Eurodeputeti austriak Thomas Waitz nga Partitë e Gjelberta evropiane i tha Klan News se Shqipëria është në rrugën e duhur për realizimin e reformave te integrimit.Gjithsesi sipas Waitz ka shumë për të bërë në funksionimin e shtetit ligjor. Po ashtu në mbajtjen e një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik sidomos në shifrat e turizmit, shërbimeve sociale dhe edukimit.“Nëse vijohet në këtë rrugë është plotësisht i mundur realizimi i objektivit për anëtarësimin e vendit në BE në vitin 2030. Shqipëria duhet po ashtu të përmirësojë klimën e biznesit për investitorët e huaj. Nuk mjafton që partitë politike të akuzojnë njëra tjetrën për çdo gjë....
Burimi: Opinion.al