Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
BE thërret takim urgjent për Lindjen e Mesme pas përshkallëzimit Izrael–Iran
👁10989
Bashkimi Evropian ka thirrur një mbledhje urgjente të ministrave të Jashtëm, që do të zhvillohet të martën në formë telekonference, për të diskutuar situatën dramatike në Lindjen e Mesme pas sulmit të Izraelit ndaj Iranit dhe kundërpërgjigjes ushtarake të Teheranit. Lajmi u konfirmua nga një zëdhënës i BE-së. “Duke marrë parasysh seriozitetin e situatës në Lindjen e Mesme, Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, ka thirrur një takim të jashtëzakonshëm të ministrave të Jashtëm të BE-së për ditën e martë”, tha ai.